Bota

Bilanci në Brazil/ Vdesin 1.290 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit

Mbi 1 mijë viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Brazil si shkak i koronavirusit, duke bërë që Brazili të numërojë në total mbi 63 mijë.
Featured image of article: Bilanci në Brazil/ Vdesin 1.290 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

BRAZIL-Në 24 orët e fundit Brazili ka regjistruar 1.290 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar në 63.295 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.295, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.  Në Brazil u raportuan gjithsej 42.223 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.539.081.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,206,261 persona. Ndërkohë 529,403 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,355,504 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al 

Shto Koment