Bota

Bilanci në botë/ Mbi 68 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur nga Covid-19, Franca shënon sërish rritje të infeksioneve, mbi 13 mln persona pozitiv gjatë orëve të fundit

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 208,121 persona, duke e çuar numrin në total mbi 15 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 2,913 njerëz dhe numri në total ka shkuar 293,398
Featured image of article: Bilanci në botë/ Mbi 68 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur nga Covid-19, Franca shënon sërish rritje të infeksioneve, mbi 13 mln persona pozitiv gjatë orëve të fundit Foto ilustruese

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 68 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkohë që 1,563,154 persona kanë ndërruar jetë. Nga të prekurit nga pandemia janë shëruar mbi 47 milionë pacientë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 208,121 persona, duke e çuar numrin në total mbi 15 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 2,913 njerëz dhe numri në total ka shkuar 293,398. Sakaq, ditën e djeshme Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar vaksinën Pfizer dhe BionTech për përdorimin emergjent si 81% efektive. Në Shtetet e Bashkuara pritet të fillojë përdorimi i saj sa më shpejt.

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimeve, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32,067 infeksione të reja me koronavirus, dhe numri në total është 9.7, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 404 persona dhe numri në total i vdekjeve është 141,398.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë. Franca është një nga vendet që gjatë valës së dytë të pandemisë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë ka vendosur masat izoluese më herët se vendet e tjera në Evropës dhe ende vazhdon të jetë në izolim. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rritje ditore e infektimeve, ku janë shënuar pozitiv 13,713 persona, duke e çuar numri në total 2,308,621. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 491 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 56,352.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania, po ashtu është një nga vendet që ka shënuar rritje të infektimeve dhe si pasojë masat izoluese të vendosura janë shtyrë deri në 10 janar. Ndërkohë gjatë orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar mbi 18,319 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,218,325. Ndërsa numri i vdekje është rritur, duke regjistruar 622 pacientë dhe në total është 20, 161.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në valën e parë, por dhe në valën e dytë në vend është shënuar një numër i lartë infektimesh, ku vendi ka hyrë në izolim total. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 14,842 raste të infektimit me Covid-19, duke e çuar numrin në total 1,757,394. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 634 pacientë dhe shifra në total është 61,240.

Greqia po ashtu ka vendosur masa parandaluese në një pjesë të vendit dhe ka vendosur një zgjatje të masave deri në muajin 4 janar, vendim i marrë dy ditë më parë nga qeveria greke, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve. Në bazë të rregullave të vendosura, baret, restorantet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Sakaq, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 1,324 persona, duke e çuar numrin në total 118,045. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 102 pacientë, duke e çuar numrin në total 3,194 njerëz.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment