Rajoni

Bilanci i fundit/ 1,382 raste të reja me COVID dhe 102 viktima në 24 orë në Greqi

Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 118,103 kurse ai i viktimave në 3,194.
Featured image of article: Bilanci i fundit/ 1,382 raste të reja me COVID dhe 102 viktima në 24 orë në Greqi Foto Ilustruese

GREQI– Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka konfirmuar 1,382 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin 102 persona.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve është  118045 , nga të cilat 52.7% janë burra. Numri total i viktimave është 3,194, ndërsa mosha mesatare e tyre ishte 79 vjeç.  96.2% e viktimave nga COVID në Greqi kishin një sëmundje shoqëruese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 579 persona ndodhen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. (28.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment