Rajoni

Bilanci i Covid/ 4 të vdekur dhe 80 infektime 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë testuar 566 persona dhe kanë rezultuar 80 persona te infektuar ndërsa 34 janë të sheruar nga koronavirusi 24 orët e fundit.
Featured image of article: Bilanci i Covid/ 4 të vdekur dhe 80 infektime 24 orët e fundit në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë infektuar 80 të tjerë. Në 24 orët e fundit janë testuar 566 persona dhe kanë rezultuar 80 persona te infektuar ndërsa 34 janë të sheruar nga koronavirusi 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar 16.130 raste pozitive, ndërkohë që numri i të vdekurve në total është 645.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment