SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.
Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 117 milion raste aktive, dhe mbi 2.6 milion të vdekur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 57,831 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 2,147 njerëz dhe numri në total ka shkuar 537,119 viktima.
Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Në Francë, sipas raportit më të fundit nga autoritetet shëndetësore për pandeminë COVID-19, janë raportuar rreth 3,882,408 raste duke përfshirë 26,788 në 24 orët e fundit. Janë raportuar 293 vdekje duke e çuar në total në 88,444 njerëz. Në Francë, 2,984,202 njerëzve u është dhënë doza e parë e vaksinës.
Italia raporton 22,845 infektime të reja në 24 orë, dhe 339 vdekje, duke e çuar në 99,578 numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë, dhe 3,046,762 raste në total që nga fillimi I pandemisë. 3,374,842 personave u është bërë injeksioni i parë i vaksinës. Italia mbylli të gjitha shkollat në “zonën e kuqe” duke filluar nga e Shtuna.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka ftuar persona të moshës 56 deri 59 vjeç në Angli për të marrë vaksinën anti-Covid-19 në javën e ardhshme. “Ftesat e fundit janë dërguar pasi më shumë se tetë në 10 persona të moshës 65 deri 69 vjeç morën ofertën e një vaksine”, – tha NHS në një deklaratë me email të Dielën.
Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinat me AstraZeneca si një masë paraprake teksa po hetojnë vdekjen e një personi dhe komplikacionet tek një tjetër që mori dozën e vaksinave, sqaron agjencia shëndetësore. Një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes së gjakut, ndërsa një grua 35-vjeçare zhvilloi një emboli pulmonare dhe po shërohet, tha ajo.
Ritmi i vaksinimi në Gjermani pritet që të rritet ndjeshëm duke filluar nga muaji Prill, sipas kreut të Komintetit të Vaksinimit (STIKO), Thomas Mertens. “E kuptoj zhgënjimin e njerëzve, por problemi kryesor ishte mungesa e vaksinave”,– tha Mertens për gazetën “Augsburger Allgemeine”.
Izraeli pothuajse ka dalë nga masat e rrepta anti-covid deklaroi sot kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 25 marsit.“Restorantet po kthehen në jetë”, tha Netanyahu pasi ai dhe kryetari i bashkisë së Jeruzalemit Moshe Lion, shijuan një ëmbëlsirë në një kafene në park.
Britania e Madhe duhet të përgatitet për një dimër të vështirë pasi imuniteti i popullatës ndaj viruseve të frymëmarrjes përveç Covid-19 mund të jetë më i ulët se zakonisht, ka paralajmëruar një nga mjekët kryesorë të Anglisë.
Qeveria italiane po konsideron vendosjen e masave më të rrepta ndaj Covid-19 në rajone me më shumë se 250 raste të virusit në javë për 100,000 banorë. Italia ka krijuar një sistem të koduar me ngjyra me katër nivele (të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuq) me masa të kalibruar sipas niveleve të infektimit dhe të rishikuara çdo javë.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Ritmi i vaksinimi në Gjermani pritet që të rritet ndjeshëm duke filluar nga muaji Prill, sipas kreut të Komintetit të Vaksinimit (STIKO), Thomas...
SHBA– Joe Biden u zgjodh president i SHBA-së në një kohë dhe situatë të vështirë si për vendit ashtu edhe për globin. Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer ekon...
GJERMANI– Në Gjermani është debatuar vitet e fundit lidhur me përdorimin e termit “racë”. Në sfondin e debatit mbarë botëror kundër racizmit në polikën gjermane...
KOSOVË– Një i mitur nga Podujeva ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, mbrëmjen e së sht...
EUROPË-Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë...
GREQI – Është regjistruar viktima e parë nga tërmeti prej 6 ballësh që goditi Greqinë të mërkurën e javës së kaluar.Mediat vendase, bëjnë me dije se ka hum...
KOSOVË – Në Prishtinë dhe Beograd Lajçak u përpoq të rinisë dialogun. Analistët nga Beogradi për DW: Qëllimi i dialogut është të gjendet një model, ...
BOTË- Gjatë vitit të kaluar por edhe gjatë këtij viti, vendet në të gjithë botën kanë raportuar të dhënat mbi rastet dhe vdekjet nga Covid-19 tek Organizat...
SHBA– Senati amerikan miratoi të shtunën planin e Presidentit Joe Biden prej 1.9 trilionë dollarësh për ndihmën për koronavirusin, pas një seance që zgjati që n...