Aktualitet

Bilanci/ Goditja e paligjshmërisë në Vlorë, dhjetëra të arrrestuar për vepra të ndryshme penale

Policia e Vlorës ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka finalizuar 2 operacione të koduara në fushën e falsifikimit të monedhave dhe vjedhjeve, si dhe dhjetëra të arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Featured image of article: Bilanci/ Goditja e paligjshmërisë në Vlorë, dhjetëra të arrrestuar për vepra të ndryshme penale Foto nga aksionet e policisë

VLORË- Në vijim të goditjes kundër paligjshmërisë, policia e Vlorës ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka finalizuar 2 operacione të koduara në fushën e falsifikimit të monedhave dhe vjedhjeve, si dhe dhjetëra të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Policia ka qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e vitit të ri shkollor duke menaxhuar mirë trafikun rrugorë, si dhe forcat e policisë janë në mbështetje të IKMT për mbarëvajtjen e procesit, i cili po vijon për prishjen e objekteve të paligjshme përgjatë aksit Ujë i Ftohtë – Orikum.

Njoftimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i plotë:
Policia e Vlorës#xdc6e;
Në vijim të punës së pandërprerë përgjatë gjithë muajit Shtator, strukturat përkatëse të kësaj Drejtorie duke përfshirë edhe Policinë Kufitare por edhe Komisariatet përkatëse, kanë arritur këto rezultate kundër paligjshmërive në shkallë Qarku:
• Janë finalizuar 2 operacione të koduara në fushën e falsifikimit të monedhave dhe vjedhjeve.
• 13 shtetas janë arrestuar në flagrancë për prodhim narkotikësh dhe kultivim.
• 8 shtetas janë arrestuar në flagrancë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.
• 3 shtetas janë ndaluar pasi ishin shpallur në Kërkim Kombëtar.
• 9 shtetas janë arrestuar për veprimtari të ndryshme penale si; plagosje, dhunë në familje, falsifikim dokumentash, etj.
• 213 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.
• Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 80 gramë kokainë
– 1.9 kilogramë kanabis sativa
– 220 gramë hashish-çokollatë
– 750 euro të falsifikuara.
• 4 shtetas janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi rrezikoheshin të mbyteshin në det për shkak të defektit në mjetin e tyre lundrues#xdfca;#xdc4f;#xdcaa;
• Në ambientet e Drejtorisë është zhvilluar një fokus-grup mbi prespektivat e Policimit në Komunitet #xdc4f;#xdc6e;
• Policia ka qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e vitit të ri shkollor duke menaxhuar mirë trafikun rrugorë #xdc68;#xdcbb;#xdc4f;#xdc4c;
• Gjithashtu, forcat e policisë janë në mbështetje të IKMT për mbarëvajtjen e procesit i cili po vijon për prishjen e objekteve të paligjshme përgjatë aksit Ujë i Ftohtë – Orikum #xdc6e;#xdc6e;
Vijon puna intensive muajin e ardhshëm për goditjen e çdo lloj paligjshmërie që cënon jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
KONTAKTE:
#SallaOperativeVlorë #0694110242
#SallaOperativeHimarë #0694117903
#SallaOperativeSarandë #0694110244
#SallaOperativeDelvinë #0694110243
#Telefono_falas112

(a.m/dosja.al)

Shto Koment