LIVE UPDATES
Aktualitet

BILANCI! Asnjë rast i trafikimit të drogës s’është evidentuar nga Policia greke prej Kakavijës, Policia: Ja kush lejohet

27 Dhjetor 2020, 12:26 Nga DOSJA
BILANCI! Asnjë rast i trafikimit të drogës

TIRANË– Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020.

Dine u shpreh se asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës. Policia ka bërë me dijese 23 persona të shpallur në kërkim kombëtar janë kapur, ndërkohë kanë bërë me dije edhe të dhëna lidhur me personat që lejohet të kalojnë kufirin.

Objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët, parandalimi e goditja pa kompronis e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme dhe Parandalimi dhe ndëshkimi i braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së.

“Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit: Grek;  Shqiptarë me leje qëndrimi greke;  Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;  Trupi diplomatik për arsye pune;  Shtetas shqiptarë të paisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore; Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra; Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:  Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr; Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

 FJALA E PLOTË E VILSON DINE

Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Klaimit Kufitare të Kakavijës.Objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

-Parandalimi e goditja pa kompronis e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme.

-Parandalimi dhe ndëshkimi i braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit;

-Forcimi i bashkëpunimit me DVP Gjirokastër, autoritetet doganore dhe Policinë Kufitare greke.

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të Kakavijës Vilson Dine, gjatë një prononcimi në interes të informimit të publikut në lidhje me lëvizjet, kushtet që duhen plotësuar dhe rezultat e arritura nga Policia Kufitare gjatë vitit 2020, ka thkesuar se Policia Kuftare ka si prioritet kryesor rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, pasi qytetarët janë aleati jonë dhe kur ata na besojnë dhe bashkëpunojnë na e bëjnë punën më të lehtë.Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon. Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:

 3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa;
 9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;
 6 raste “Falsifikimi i dokumenteve”, ku janë vënë para përgjegjsisë penale 6 shtetas shqiptarë e të huaj;
 2 raste të “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe mallrat e licensuara”, ku janë sekuestruar 140 paketa cigaresh dhe një sasi e konsiderueshme ilaçesh;
 7 raste të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ku janë sekuestruar në total 254.000 euro dhe 15.450 paund;
 1 rast “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”, ku është arrestuar 1 autor;
 3 raste “Moszbatimi i aktit normativ për masat anticovid dhe gjatë pandemisë”.

Gjatë vitit 2020, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.

Gjithashtu edhe disa raste të tjera të të veprave të ndryshme penale të ndodhura në P.K.K.

 Gjatë kësaj periudhe janë kapur në Pikën e Kalimit të Kufirit, 23 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;
 Mbi 20 operacione të përbashkëta me DVP Gjirokastër dhe Frontex, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve nga vendet e treta.

 Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet P.K.K. Kakavijë, 338.899 shtetas, nga të cilët 242.536 shqiptarë dhe 96.363 shtetas të huaj dhe 114.133 automjete, ndërsa kanë dalë nga Republika e Shqipërisë 352.088 shtetas shqiptarë e të huaj dhe 121.496 automjete.

Vlen të theksohet se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, që prej muajit mars 2020 ka qënë e reduktuar për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, kryesisht nga autoritetet greke.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:

• Grek;
• Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
• Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
• Trupi diplomatik për arsye pune;
• Shtetas shqiptarë të paisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
• Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;

Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:

 Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr;
 Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

 Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të paisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qënë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qënë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme. Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktivitetetve kriminale nëpërmjet kufirit.Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qënë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kufiri shqiptar policia kufiri shqiptar policia

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni