Bota

Bilanc tragjik në SHBA, regjistrohen mbi 1 mijë viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve

Në vend deri më tani janë shëruar 24.579  persona, ndërsa 9813 njerëz  ndodhen në gjendje kritike.
Featured image of article: Bilanc tragjik në SHBA, regjistrohen mbi 1 mijë viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve Test për koronavirusin
Përditësuar:

 SHBA-Amerika tashmë është vendi më i prekur nga Covid-19 dhe numri i viktimave po rritet nga ndjeshëm çdo ditë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 1326 viktima, duke e çuar në 16.114 numrin total të jetëve të humbura.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se brenda këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse  20.527  persona dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 455.454.

Në vend deri më tani janë shëruar 24.579  persona, ndërsa 9813 njerëz  ndodhen në gjendje kritike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 91,622 prej tyre. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë, ku sot  u shënuan 610 të vdekur të tjerë. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:Worldmeter

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment