Bota

Bilanc tragjik në Meksikë/ 679 viktima dhe mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, kërkohet mbyllja e kufirit me SHBA 

Në 24 orët e fundit në Meksikë kanë vdekur 679 pacientë dhe janë infektuar mbi 6 mijë të tjerë nga koronavirusi.
Featured image of article: Bilanc tragjik në Meksikë/ 679 viktima dhe mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, kërkohet mbyllja e kufirit me SHBA  Foto ilustruese

MEKSIKË– Përhapja e koronavirusit në Meksikës është rritur ndjeshëm me një rekord rastesh të reja.  Ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 6.741 raste me Covid-19  ndërsa  679 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë. Tashmë numri i për gjithshëm i viktimave ka shkuar në 29,189 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Si shkak i rritjes sërasteve të reja me Covid-19, zyrtari i lartë shëndetësor në Meksikë ka kërkuar që të mbyllet përkohësisht kufiri me SHBA.

Ndërkohë ekspertët vendas kanë  njoftuar se kjo rritje e rasteve të reja në Meksikë ka ardhur si shkak i gjendjes teje të rënduar të virusit në SHBA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment