Bota

Bilanc tragjik në Francë, shënohen 987 viktima brenda 24 orëve

Mediat vendase kanë bërë me dije se me sëmundjen vdekjeprurëse gjatë këtyre orëve janë infektuar 7,120 dhe numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 124,869.
Featured image of article: Bilanc tragjik në Francë, shënohen 987 viktima brenda 24 orëve Foto Ilustruese
Përditësuar:

FRANCË– Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm ku gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 987 persona. Kështu në vend numri total i viktimave ka shkuar në 13,197.

Mediat vendase kanë bërë me dije se me sëmundjen vdekjeprurëse gjatë këtyre orëve janë infektuar 7,120 dhe numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 124,869.

Autoritet shëndetësore kanë njoftuar se deri më tani janë shëruar 24,932 ndërsa 7,004 pacientë janë në gjendje kritike për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz në rang global dhe ka vrarë mbi 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit. Në Amerikë janë infektuar mbi 400 mijë njerëz dhe kanë vdekur nga virusi 17,843 të tjerë. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, por mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment