Rajoni

Bilanc i zi në Kosovë/ Infektohen 142 perosna me Covid-19 dhe humbin jetën 8 të tjerë, mes tyre edhe infermierja nga Peja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona dhe janë infektuar 142 të tjerë me Covid-19, në të gjithë territorin e Kosovës.
Featured image of article: Bilanc i zi në Kosovë/ Infektohen 142 perosna me Covid-19 dhe humbin jetën 8 të tjerë, mes tyre edhe infermierja nga Peja Foto ilustruese

KOSOVË– Të paktën 8 pacientë  me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa mësohet se nga  466 mostra të testuar brenda një dite 142 prej tyre kanë rezultuar të infektuar. Po ashtu mësohet se një nga viktimat që ka humbur jetën për shkak të koronavirusit është edhe një inmfermiere nga Peja e cila është identifikuar si Shkurte Gecaj.

Ky  lajm është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të IKSHPK-së.

  “Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. 201 TË SHËRUAR DHE 142 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.  Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.  Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti.”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë për virusin SARS-CoV-2, ku mes tyre janë shëruar gjithsej 6.817 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.932. Ndërkohë që prej fillimit të shpërthimit janë regjistruar 381 viktima.

A.C/Dosja.al

Shto Koment