
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 692 persona dhe janë infektuar 34,767 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 49,261 ndërsa numërohen në total 1,380,531 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 539,524 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndëë për jetën është 3,758 pacientë.
(A.k.dosja.al)