Bota

Bilanc i zi në Indi/ Brenda 24 orëve regjistrohen 61,314 raste të reja me Covid-19 dhe 979 viktima 

Në 24 orët e fundit India ka grumbulluar më shumë se 61,314 raste të koronavirusit, ku ky është bilanci frikshëm që po shënon vendi i tretë më i goditur në botë.
Featured image of article: Bilanc i zi në Indi/ Brenda 24 orëve regjistrohen 61,314 raste të reja me Covid-19 dhe 979 viktima  Foto Ilustruese

INDI- India nuk po gjen qetësi nga pandemia COVID-19 ku ditë pas dite shënohet një bilanc i frikshëm i rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit India ka grumbulluar më shumë se 61,314 raste të koronavirusit, ku ky është bilanci frikshëm që po shënon vendi i tretë më i goditur në botë. Kështu me rritjen e rastevë të reja në vend numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2,456,785  persona.

Ndërsa së fundmi janë shënuar të paktën 979  vdekje të tjera, duke e çuar në 48,117  numrin total të të vdekurëve deri më tani në Indi.  Në Indi kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 1,748,759  pacientë ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 8,944 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: worldometers.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment