Rajoni

Bilanc i Zi/ 9 persona kanë humbur jetën dhe 486 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Kosovë gjatë 24 orëve

Ndërkohë që 30 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 15.641.
Featured image of article: Bilanc i Zi/ 9 persona kanë humbur jetën dhe 486 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Kosovë gjatë 24 orëve Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 9 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 486 të tjerë. Ndërkohë që 30 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 15.641.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërd dhe Skënderaj .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 20.655 raste pozitive, ndërsa 697 persona kanë humbur jetën.

Shto Koment