Rajoni

Bilanc i rëndë në Kosovë/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 122 raste të reja dhe 81 pacientë të shëruar

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 81 persona dhe numri në total i tyre ka shkuar në 1506 të tjerë. 
Featured image of article: Bilanc i rëndë në Kosovë/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 122 raste të reja dhe 81 pacientë të shëruar Foto Ilustruese

KOSOVË- Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë  ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 122 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2799 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 81 persona dhe numri në total i tyre ka shkuar në 1506 të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment