Aktualitet

Bilanc hyrje-dalje/ Rriten personat që kalojnë nga Kapshtica për në Shqipëri, në 24 orë vijnë 508 qytetarë dhe 160 mjete të rënda

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve në vendin tonë nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 508 persona dhe 160 mjete të tonazhit të rëndë
Featured image of article: Bilanc hyrje-dalje/ Rriten personat që kalojnë nga Kapshtica për në Shqipëri, në 24 orë vijnë 508 qytetarë dhe 160 mjete të rënda Foto nga Kapshtica

KAPSHTICË- Bilanci i qytetarëve të ardhur nga Greqia në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve në vendin tonë nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 508 persona dhe 160 mjete të tonazhit të rëndë.

Pika e Kapshiticës është e hapur vetëm në anën e hyrjes për në Shqipëri pasi Greqia e ka mbyllur për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Aktualisht në Kapshticë punohet me dy sportele dhe se maksimumi personave që mund të hyjnë në Shqipëri është 700.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që vendimi për kufizimin e kalimit në Kapshticë do të qëndrojë në fuqi deri në datën 7 janar.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment