Politike

Dhunimi i kreut të Njësisë Gjoçaj/ Berisha denoncon: U rrah me urdhër të Taulant Ballës, ishte prezent gjatë sherrit

Berisha është shprehur se kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bilal Hasa është dhunuar me urdhër të Ballës.
Featured image of article: Dhunimi i kreut të Njësisë Gjoçaj/ Berisha denoncon: U rrah me urdhër të Taulant Ballës, ishte prezent gjatë sherrit Bilal Hasa
Përditësuar:

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bilal Hasa është dhunuar me urdhër të Taulant Ballës, kreu të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Berisha ka publikuar dy mesazhe në Facebook,  nga qytetarët dixhital, ku në to thuhet se Taulant Balla ka qenë prezent në momentet kur është dhunuar Hasa.

Denoncimi i plotë: Administratori i narkoshtetit u rrah me urdherin e Taulant Bego Yaris! Lexoni denoncimin per dajak zgjedhjet e partise se krimit nga qytetaret dixhital! sb Pershendetje dr Ne Peqin ka ndodhur nje rrahje publike 10 veta kan rrahur administratorin e komunes gjocaj (peqin ) me urdhrin e kryehajdutit deputetit taulant balla i cili ka qen prezent dhe ka pare ngjarjen para syve te tij por cdo gje ka mbetur larg policise dhe mediave me urdhrin e kryehajdutit tao balla -Pershendetje Dr Berisha, jam nje qytetar nga qyteti i Peqinit, per arsye sigurie dua te ruaj anonimatin. Dua te informoj se ne qytetin e Peqinit, partia socialiste, ose e thene ndryshe bandat e rilindjes zgjodhen kryetarin e PS-se. Ku i pranishem ishte nr 2 PS Tauland Balla, ne pefundimi e takimi degjeneroi me perplasje fizike ndermjet grupeve rivale, ku ne mes te qytetit me urdher te Taulant Balles u gotit Adminisratori i Njesise Administative Gjocaj Laku Hasa, nen kercenimin e armeve vellezerit Vani dhe Alen MACI lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise Peqin Lorenc Tosku , ku te pranishem ishin forca te shumta policore dhe nuk reaguan fare. Ky rast i paprecedente solli frike dhe ankth te qytetaret e thjeshte. Z, Berisha jeni i vetmi person ku mund ti drejtohemi per te tilla ngjarje qe po ndodhim nen qeverisjesjen ketij narkoshteti te rilindjes, ku bandat nen gjuhen e armeve kercenojne diten per diell persona me imunitet, po qytetaret e thjeshte kush po i mbron, policia qe eshte e pranishme ne vend ngjarje dhe nuk reagon por e fsheh ngjarjen. Me kete qeverisje te rilindjes, Çdo qytetare ndjehet i pasigurte ne kete qyttet, apo ne te gjthe Shqiperine. Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj, Z Berisha.

Zgjedhjet e Partisë Socialiste në Peqin u zhvilluan mes tensioneve. Më 10 janar kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bilal Hasa u konfliktua me disa persona të tjerë, pasi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjeve. Hasa u rrah nga disa persona.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment