Showbiz

‘Moment shumë i vështirë për ne’/ Bieta Sulo tregon zënkën më të madhe me Albanin: Qëndruam 5 muaj pa folur, më dërgoi një mesazh…

Bieta Sulo ka ndarë me publikun momentet e vështira që ka patur me bashkëshortin dhe kohën më të gjatë që kanë qëndruar pa folur.
Featured image of article: ‘Moment shumë i vështirë për ne’/ Bieta Sulo tregon zënkën më të madhe me Albanin: Qëndruam 5 muaj pa folur, më dërgoi një mesazh… Alban Dudushi, Bieta Sulo

TIRANË– E ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, moderatorja Bieta Sulo ka treguar një nga momentet më të vështira që ka përjetuar me bashkëshortin e saj Albanin, ku u ndanë për rreth 5 muaj.

“Ky është një moment shumë i vështirë në jetën tone si çift, që u ndamë në vitin 2011, nga këto ndarjet si gjithmonë që nuk ka më kthim, dhe kemi qëndruar rreth 5 muaj pa folur,” është shprehur Bieta.

Albani më dërgonte zakonisht mesazh në darkë, në një moment në një orar të vonë, ai më dërgon një mesazh, titullin e një kënge ‘Love is a ring on telephone’ dhe kjo frazë ka një kuptim shumë të rëndësishëm për ne.Fillimisht mendova se e kishte nisur gabim, por më pas nisëm të flisnim kuptuam që duhet ti çonim gjërat në një tjetër stad”,shprehet Bieta e emocionuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu ajo nuk lë pa përmendur edhe një fakt tjetër interesant, momentin kur i ka treguar Albanit se është shtatzënë. Ndër të tjera ajo ka folur për mëmësinë dhe për marrëdhënien e saj me vajzën e tij nga martesa e parë.

(o.l./dosja.al)

Një Koment në “‘Moment shumë i vështirë për ne’/ Bieta Sulo tregon zënkën më të madhe me Albanin: Qëndruam 5 muaj pa folur, më dërgoi një mesazh…

  1. Po ne ps nuk vajtet te dy?

Shto Koment