Showbiz

Bieta Sulo dhe Zaimina Vasjari, dy njérkat shembull! Marrëdhënia e ngushtë me vajzat e partnerëve, momente që s’duhen hümbür (FOTOT+VD)

Bieta Sulo dhe Zaimina Vasjari kanë treguar se janë një shembull shumë i mirë për të gjitha femrat, duke pasur një marrëdhënie perfekte me vajzat e partnerëve të tyre.
Featured image of article: Bieta Sulo dhe Zaimina Vasjari, dy njérkat shembull! Marrëdhënia e ngushtë me vajzat e partnerëve, momente që s’duhen hümbür (FOTOT+VD) Këngëtarja, Zaimina Vasjari dhe moderatorja, Bieta Sulo.

TIRANË– Në prag të atmosferës festive, dy ndër femrat e njohur në showbiz, moderatorja Bieta Sulo dhe këngëtarja Zaimina Vasjari, kanë treguar se kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë me të bijat e partnerëve të tyre.

Bieta Sulo prej kohësh e martuar me Alban Dudushin, ruan një afrimitet të veçantë me vajzën nga martesa e parë të bashkëshortit. Ajo në prag të vitit të Ri vendosi të realizonte një set fotosh ku shfaqej me dy fëmijët e saj, Kroi Art dhe vajzën e Alban Dudushit.

Gjithashtu Zaimina Vasjari poston shpesh foto me dy vajzat e bashkëshortit të saj, nga martesa e parë. Edhe këngëtarja, në prag festash ka realizuar një foto të tre vajzave, madje ka postuar dhe video nga momentet kur vajza e saj Khloe se bashku me të bijat e bashkëshortit të saj, kalojnë çaste të bukura së bashku.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment