Showbiz

Bieta fanse e ‘çmedur’ e Albanit, me Kroin dhe vajzën e Dudushit ndjek nga shtëpia bashkëshortin në emision: Në pritje të shohim babën(FOTO)

Bieta e ka ndjekur nga shtëpia, ku tregon përmes një  fotoje me dy fëmijët se po ndjekin nga  shtëpia Albanin në emision.
Featured image of article: Bieta fanse e ‘çmedur’ e Albanit, me Kroin dhe vajzën e Dudushit ndjek nga shtëpia bashkëshortin në emision: Në pritje të shohim babën(FOTO) Bieta Sulo, Alban Dudushi dhe femijet

TIRANË– Moderatorja e njohur Bieta Sulo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston pothuajse çdo pjesë apo foto me të ftuarit e saj në emisionin e pasdites , ‘Ftesë në 5’.

Së fundmi Bieta ka publikuar një foto nga shtëpia mes fëmijëve, me djalin e saj të vogël  Kroin, dhe vajzën e Albanit, bashkëshortit të saj.

E teksa ato të tre kanë qenë në shtëpi, Dudushi ka qenë në punë, duke moderuar emisionin e tij ‘Topshow’, në Top Channel, këtë moment Bieta e ka ndjekur nga shtëpia, ku tregon përmes një  fotoje me dy fëmijët se po ndjekin nga  shtëpia babën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kështu Bieta tregon se marrëdhënia e tyre është  tepër e mirë, si në çift edhe me vajzën  e Dudushit, në rolin e njerkës, edhe pse moderatorja e ka shprehur se nuk ka aspak një raport  të tillë me vajzën e Albanit.

“Me te gjithe kolopuçat sot ne shtepi ❤️❤️❤️❤️ ne pritje te shohim baben 📺#topshow”-shkruan  Bieta krahas fotos.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment