Aktualitet

FOTOT/ Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy Inspektorët në Kamëz lejonin ndërtimet pa leje! Operacioni ‘fundos’ dy shokët, kërkonin nga qytetarët para për vazhdimin e procesit (EMRAT)

Të dy personat me detyrë Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonë të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkonin dhe u merrnin shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.
Featured image of article: FOTOT/ Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy Inspektorët në Kamëz lejonin ndërtimet pa leje! Operacioni ‘fundos’ dy shokët, kërkonin nga qytetarët para për vazhdimin e procesit (EMRAT) Dritan Nikolli, Ermal Baci

KAMËZ– Dritan Nikolli dhe Ermal Baci janë dy punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz të cilët kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë shpërdoruar detyrën e tyre. Në kuadër të operacionit ‘Supervizori’ i cili ka vijuar për gjashtë muaj me radhë, dy anëtarët e Partisë Socialiste në Bashkinë Kamëz lejonin që në zonë të ndërtoheshin punimet pa leje në këmbim të shumave monetare.

Të dy personat me detyrë Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit u kanë kërkonin dhe u merrnin shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi. Dritan Nikolli është i deleguari i PS-së për Laknasin. Ndërsa, Ermal Baci është komisioner i PS dhe ka shërbyer në disa qendra votimi në Kamëz. Në fotot e publikuara në Facebook, ata shihen së bashku në takimet që bënin dhe me persona të tjerë, ndoshta anëtarë të partisë së majtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ende po vijon punën për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

(A.B)/Dosja.al

  • 10:20

    FOTOT/ Miq me njëri-tjetrin! Kush janë dy Inspektorët e Bashkisë Kamëz që lejuan ndërtimet pa leje në zonë, iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve

    Dosja.al ka siguruar fotot e dy punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz. Dritan Nikolli dhe Ermal Baci shpërdoruan detyrën e tyre duke i marrë qytetarëve të zonës para pasi i kanë konstatuar duke bërë ndërtime pa leje. Në bashëpunim me njëri-tjetrin, Nikolli dhe Baci kanë shpërdoruar detyrën duke i zhvatur para qytetarëve. Ata do të akzuohen për veprën penale ‘Korrupsion’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Siç shihet dhe nga fotot dy punonjësit e Bashkisë janë miq me njëri-tjetrin. Dritan Nikolli është i deleguari i PS-së për Laknasin. Ndërsa, Ermal Baci është komisioner i PS dhe ka shërbyer në disa qendra votimi në Kamëz.

  • 10:10

    Arrestohen dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Kamëz, njoftimi i policise

    NJOFTIMI:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Supervizori”.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.Ekzekutohen 2 masa sigurie.Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:-D. N., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;– E. B., 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shto Koment