Politike

Bie ‘Tropoja’/ Betohet kryetari socialist Rexh Biberi, demokratët në protestë para Bashkisë

Pas shumë vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, tashmë bashkia e Tropojës do të drejtohet nga një socialist. Betohet edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj.
Featured image of article: Bie ‘Tropoja’/ Betohet kryetari socialist Rexh Biberi, demokratët në protestë para Bashkisë Rexh Byberaj

TROPOJË- Pas drejtimit prej vitesh nga PD, Bashkia e Tropojës tashmë do të drejtohet nga një socialist.

Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Tropojës dhe është betuar edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e prefekturës, ku të pranishëm kanë qënë edhe deputeti socialist Ilir Beqja dhe zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Teksa brenda bëhej betimi i kryetarit të ri, para ambienteve të bashkisë disa përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me ish-punonjës të bashkisë kanë zhvilluar një protestë.

Që pas 30 qershorit, zgjedhje në të cilat opozita nuk mori pjesë ka nisur koostituimi i Këshillëve Bashiake teksa pushtetin e ka marrë Partia Socialiste. Ka pasur përplasje. Në Kavajë, ndërrimi i kryebashkiakëve u bë mes protestave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment