Rajoni

Bie numri i viktimave në Itali, brenda 24 orëve vdesin 756 persona, ja sa janë prekur në total

Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.
Featured image of article: Bie numri i viktimave në Itali, brenda 24 orëve vdesin 756 persona, ja sa janë prekur në total Covid test

ITALI– Brenda 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 756 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,779.

Pothuajse prej dy javësh në Itali çdo ditë numri i viktimave ka qenë i lartë, ku ka variuar nga 400, 600 e deri në 800. Vetëm para dy ditësh u shënuar një numër i frikshëm viktimash në Itali, ku vdiqën 969 persona.

Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 664,192. Lajm i mirë është se 142,364 kanë fitur betejën me COVID-19. Numri i personave të infektuar në Kinë po ulet nga dita në ditë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja. Pas Italisë, vendi më i prekur është Spanja ku kanë humbur jetën nga virusi 5,982 persona.

Tjetër shtet shumë i prekur në Evropë nga COVID-19, është Franca. Numri i viktimave në shtetin francez ka shkuar në 2314. Po kështu, të infektuar ka pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.  Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 91, ndërkohë në vendin tonë ka 212 persona të infektuar. COVID-19 është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani aty janë shënuar 32 viktima.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Bie numri i viktimave në Itali, brenda 24 orëve vdesin 756 persona, ja sa janë prekur në total

  1. o Zot na ndihmo o Zot te gjithve kudo ne bote nga kjo gjeme e padegjuar

Shto Koment