Bota

Bie numri i viktimave dhe rritet numri i të infektuarve në Brazil/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 77 viktima dhe 3,158 raste të reja

Ndërkohë sipas të dhënave së fundmi janë regjistruar 3,158 raste të reja nga sëmundja vdejerurëse dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 1,807,496 persona.
Featured image of article: Bie numri i viktimave dhe rritet numri i të infektuarve në Brazil/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 77 viktima dhe 3,158 raste të reja Foto ilustruese

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, mirëpo ditën e sotme numri i viktimave ka rënë ndjeshëm.  Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar 77 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 70,601   numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në vend që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë sipas të dhënave së fundmi janë regjistruar 3,158 raste të reja nga sëmundja vdejerurëse dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 1,807,496 persona.

Sipas të dhënave që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë fituar betejën nga Covid-19 1,213,512 pacientë ndërsa në gjendje të rëndë për jetën ndodhen 8,318 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: worldometers

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment