Rajoni

Në 24 orët e fundit regjistrohen 3 viktima dhe 86 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Sipas autoriteteve shëndetësore ditën e sotme në vend kanë humbur jetën 3 persona dhe janë regjistruar 86 raste të reja më Covid-19.
Featured image of article: Në 24 orët e fundit regjistrohen 3 viktima dhe 86 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut në krahasim me ditët e tjera ditën e sotme ka rënë.

Sipas autoriteteve shëndetësore ditën e sotme në vend kanë humbur jetën 3 persona dhe janë regjistruar 86 raste të reja më Covid-19.

Kështu numri i viktima që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 deri më tani ka shkuar në 385 persona ndërsa i të infektuarve në 8,197 pacientë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet kanë bërë me dije se betejën me Covid-19 e kanë fituar4,326 njerëz  ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 55 të tjerë.

Burimi: Worldometers

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment