LIVE UPDATES
Bota

Biden krijon komision për të shqyrtuar zgjerimin e mundshëm të Gjykatës së Lartë

10 Prill 2021, 06:01 Nga DOSJA
Biden krijon komision për të shqyrtuar zgjerimin e mundshëm

Presidenti Joe Biden formoi të premten një komision dypalësh për të studiuar mundësitë për ndryshime të mundshme në Gjykatën e Lartë amerikane, përfshirë shtimin e numrit të gjykatësve përtej nëntë që ka aktualisht. Kjo lëvizje duket se kënaq qëllimet e disa demokratëve liberalë që shpresojnë t’i japin fund shumicës konservatore në gjykatë.

Nën një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti demokrat, komisioni prej 36 anëtarësh do të vlerësojë ligjshmërinë e reformave të mundshme në organin më të lartë gjyqësor të vendit, duke përfshirë shtimin e numrit të gjykatësve ose kufizimin e mandatit të tyre, që aktualisht është i përjetshëm.

Numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë ka mbetur nëntë që nga 1869, por Kongresi ka fuqinë të ndryshojë numrin dhe e ka bërë këtë disa herë përpara kësaj. Vendosja e kufizimeve në mandatin e një gjykatësi ka të ngjarë të kërkojë një ndryshim kushtetues, megjithëse disa studiues kanë propozuar mënyra për ta përmbushur atë pa shkuar deri aty.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se komisioni do të përfaqësojë të gjithë spektrin politik. Ai do të përfshijë studiues të fushës juridike, liberalë e konservatorë, ish-gjykatës federalë dhe avokatë që kanë mbrojtur çështje përpara gjykatës. Po kështu parashikohet zhvillimi i takimeve publike. Komisioni do të ketë 180 ditë afat për të raportuar gjetjet e tij.

Zoti Biden premtoi në tetor, në fund të fushatës zgjedhore presidenciale, se do të krijonte një komision, një hap që i dha atij mundësinë të shmangte marrjen e një pozicioni mbi propozimin e hedhur nga disa liberalë për të rritur numrin e anëtarëve të gjykatës, megjithëse ai e kishte kundërshtuar këtë ide në të kaluarën.

Republikanët e kundërshtojnë ashpër idenë e të ashtuquajturës “mbushje e gjykatës”. Disa demokratë dhe aktivistë liberalë kanë thënë se të gjitha opsionet, përfshirë zgjerimin, duhen marrë në konsideratë për të kundërshtuar siç thonë ata një shumicë konservatore të pamundur për t’u ndryshuar, e që mund të kërcënojë gjatë viteve të ardhshme të drejtën e abortit, të drejtat civile, kontrollin e armëve dhe qasjen tek shërbimet e kujdesin shëndetësor.

Ish-Presidenti republikan Donald Trump arriti të emërojë tre gjykatës gjatë katër viteve të tij në detyrë, duke i dhënë këtij institucioni një shumicë konservatore 6 me 3.

Demokratët akuzuan republikanët për “vjedhje” të një vendi të Gjykatës së Lartë në 2016 kur Senati, i kontrolluar nga republikanët, refuzoi të konsideronte kandidaturën e Presidentit demokrat Barack Obama, gjyqtarin Merrick Garland, për një vend në këtë gjykatë të krijuar si pasojë e vdekjes së gjykatësit konservator Antonin Scalia.

Në atë kohë republikanët e Senatit, drejtuar nga udhëheqësi i atëhershëm i shumicës Mitch McConnell, thanë se do të ishte e papërshtatshme të konfirmohej një gjykatës gjatë një viti zgjedhjesh presidenciale. Kjo lëvizje i hapi rrugën ish-Presidentit Trump që në 2017 të zëvendësonte zotin Scalia me një tjetër konservator, gjykatësin Neil Gorsuch.

Vitin e kaluar demokratët akuzuan republikanët për hipokrizi kur Senati konfirmoi me shpejtësi kandidaturën e propozuar nga zoti Trump, gjykatësen konservatore Amy Coney Barrett, vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale. Zonja Barret zëvendësoi gjykatëses liberale Ruth Bader Ginsburg e cila ndërroi jetë në shtator të 2020.

Zoti McConnell kritikoi komisionin dhe e quajti një sulm politik ndaj gjykatës.

“Është thjesht një përpjekje për t’u veshur sulmeve të vazhdueshme, legjitimitet të rremë“, tha zoti McConnell.

Zoti McConnell ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën që i ka dhënë ish-Presidentin Trump për konfirmimin e emrave të propozuar prej tij si anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke e kthyer miratimin e tyre në përparësi të punës së Senatit.

Anëtari më i vjetër i gjykatës është gjykatësi liberal Stephen Breyer, 82 vjeç. Nëse zoti Breyer del në pension këtë vit, siç e kanë nxitur të bëjë disa aktivistë liberalë, zoti Biden do të kryente emërimin e tij të parë në Gjykatën e Lartë. Presidenti Biden ka premtuar të emërojë një grua afro-amerikane, e cila do të ishte e para në historinë e vendit. Por zëvendësimi i një liberali me një tjetër liberal, nuk do të ndryshonte ekuilibrin ideologjik të gjykatës.

Zonja Psaki tha se Presidenti Biden “beson se vendimi për t’u tërhequr i takon vetëm gjykatësit Breyer”.

VOA

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni