Bota

Biden kërkesë amerikanëve për të mbajtur maskën në 100 ditët e para të pushtetit të tij: Do të lëshoj një urdhër të përhershëm

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Biden tha se nëse çdo amerikan do të kishte një maskë në fytyrë rastet pozitive me Covid do të uleshin ndjeshëm.
Featured image of article: Biden kërkesë amerikanëve për të mbajtur maskën në 100 ditët e para të pushtetit të tij: Do të lëshoj një urdhër të përhershëm Joe Biden

SHBA-Presideti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet do tu kërkojë amerikanëve që të mbajnë maskën për 100 ditë. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Biden tha se nëse çdo amerikan do të kishte një maskë në fytyrë rastet pozitive me Covid do të uleshin ndjeshëm. Ai gjithashtu tha se kërkesa e tij për të mbajtur maskën do të jetë e detyrueshme për këdo dhe për qeveritarët. Më tej, tha se të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë shtetit duhet të jenë të maskuar. Në fund deklaroi se do e marr këtë masë pasi njerëzit e kanë humbur besimin e vaksinaanti-Covid dhe se kjo është mënyra e vetme për të ulur rastet pozitive me Covid.

“Dhe unë mendoj se do të shohim një ulje të konsiderueshme nëse ndodh që, nëse kjo ndodh me vaksinat dhe maskimin për të ulur numrat në mënyrë të konsiderueshme. Unë do të lëshoj një urdhër të përhershëm që në ndërtesat federale duhet të maskoheni. Transporti, ndërkombëtar, duhet të jenë të maskuar, aeroplanë dhe autobusë, etj. Njerëzit kanë humbur besimin në aftësinë e vaksinës për të funksionuar,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistruar 14,535,196 persona me Covid, ndërsa 282,829 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment