Bota

Biden e zgjedh si kandidate për zv.Presidente, Clinton vlerëson Kamala Harris: Kjo është “biletë” historike demokratike

Ish-Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, ka mbështetur  kandidaten për zëvendëspresidente, Harris.
Featured image of article: Biden e zgjedh si kandidate për zv.Presidente, Clinton vlerëson Kamala Harris: Kjo është “biletë” historike demokratike Hillary Clinton dhe Kamala Harris

SHBA– Një ditë më parë kandidati për president Joe Biden njoftoi se ka zgjedhur Kamala Harrisin si kandidate për zv.Presidente.

E menjëherë ka pasur reagime të shumta për këtë vendim, ku sëfundmi edhe ish-Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, ka mbështetur  kandidaten për zëvendëspresidente, Harris.

“Jam e emocionuar që e mirëpres Kamala Harris me një “biletë” historike Demokratike. Ajo tashmë e ka dëshmuar veten të jetë një shërbyese dhe udhëheqëse publike e jashtëzakonshme. Dhe unë e di se ajo do të jetë një partnere e fortë e Joe Biden. Ju lutem bashkohuni me mua për ta mbështetur atë dhe për ta zgjedhur atë.”- ka thënë Clinton.

Ndërsa Harris është partnere e kandidatit për president Joe Biden nga rradhët e demokratëve, zgjedhjet presidenciale do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se Clinton ka qenë kandidatja e parë femër për presidente në zgjedhjet e vitit 2016, e cila garoi kundër republikanit Donald Trump dhe humbi zgjedhjet.

Burimi: MSN

A.C/Dosja.al 

Shto Koment