Bota

Biden do të zhvillojë udhëtimin e parë jashtë vendit, vendet që do të vizitojë janë Britania dhe Belgjika

Presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-s në Kornuoll të Britanisë, nga 11 deri 13 qershor, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqësit e shtatëshes, përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson
Featured image of article: Biden do të zhvillojë udhëtimin e parë jashtë vendit, vendet që do të vizitojë janë Britania dhe Belgjika

SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikën në qershor, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që prej ardhjes në detyrë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme.

Jen Psaki, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhe tha në një deklaratë se udhëtimi synon të nxjerrë në pah “angazhimin e presidentit amerikan për të riparuar aleancat tona, për të rigjallëruar mar rëdhëniet ndëratlantike dhe për të punuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë” sipas BBC.

Njoftimi u bë ndërsa Presidenti Biden i dha fund një takimi botëror të nivelit të lartë, që shënoi një angazhim të ri amerikan në përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës. Presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-s në Kornuoll të Britanisë, nga 11 deri 13 qershor, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqësit e shtatëshes, përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson, tha Shtëpia e Bardhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej andej, Presidenti Biden do të shkojë në Bruksel për Samitin e NATO-s në 14 qershor. “Presidenti Biden do të afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive,” tha sekretarja e shtypit.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment