Bota

Biden: Deri me 4 korrik do të vaksinojmë 70% të të rriturve amerikanë

Biden tha se qeveria është e përgatitur që të fillojë menjëherë vaksinimin e moshave të reja nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer me dy doza për nxënësit e moshave nga 12 deri 15 vjeç.
Featured image of article: Biden: Deri me 4 korrik do të vaksinojmë 70% të të rriturve amerikanë Joe Biden

TIRANË– Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden theksoi objektivin e tij të fundit për të vaksinuar sa më shumë amerikanë.

“Synimi ynë është që deri me 4 korrik, 70% e amerikanëve të rritur të kenë marrë të paktën njërën dozë dhe 160 milionë amerikanë të jenë vaksinuar plotësisht. Kjo do të thotë injektimi i 100 milion dozave gjatë 60 ditëve të ardhshme. Disa do të jenë doza të para, e disa do jenë doza të dyta. Amerikanët ende mund të vaksinohen pas 4 korrikut, por askush nuk duhet të presë. Le të përpiqemi ta arrijmë synimin e vaksinimit të 70% të amerikanëve të rritur, të paktën me njërën dozë, para asaj date.”

Presidenti Biden tha se qeveria është e përgatitur që të fillojë menjëherë vaksinimin e moshave të reja nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer me dy doza për nxënësit e moshave nga 12 deri 15 vjeç. Pritet që agjencia rregullatore të japë pëlqimin javën që vjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, kompania Pfizer ka thënë se do të kërkojë autorizim nga FDA në shtator për përdorim emergjent të vaksinës së saj për fëmijët e grupmoshës nga 2 deri 11 vjeç.

Marrë nga VOA

Shto Koment