Politike

Betimi i Vorpsit tek noterja, Sali Berisha “zbulon” prapaskenat: Ia diktoi Rama nga Londra, duhet të largohet menjëherë

  • Berisha rrëfen raportet me Bashën: Më pyet, e këshilloj
  • Berisha hedh akuza të forta ndaj Dvoranit: Ka 100 mln të pajustifikuara
  • Reforma Zgjedhore, Berisha këshilla opozitës: Qartësoni mendimin
  • Berisha rrëfen çfarë i tha zyrtari i lartë për Ramën: Do më ankohet për...
  • “U morën 2 vite me të se bashkëjetonte me demokratin”, Berisha mbron Xhaferllarin
  • Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, direktiva për t'u betuar në notere Arta Vorpsit i ishte dhënë nga kryeministri Edi Rama.
    Featured image of article: Betimi i Vorpsit tek noterja, Sali Berisha “zbulon” prapaskenat: Ia diktoi Rama nga Londra, duhet të largohet menjëherë Arta Vorpsi dhe Sali Berisha

    TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “ABC News” ka komentuar situatën e krijuar me krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, Berisha nuk harroi pa përmendur edhe betimin e  Arta Vorpsit tek një notere private e jo tek presidenti Ilir Meta.

    Sipas Berishës, kjo direktivë Vorpsit i ishte dhënë nga kryeministri Edi Rama.

    “Nga të gjithë ata kandidatë unë e kam njohur dhe kam patur mendim pozitv për Vorpsin, por më aktin që bëri sot duhet t’i çoj këtë mesazh. Më thonë që ia ka diktuar Edi Rama nga Londra është shumë keq. Në rast se e ke bërë vetë është dy herë më keq. Gjëja më e keqe mund të bëjë. Ajo duhet të largohet menjëherë. Si mund të betohet tek noteri?,”-tha ndër të tjera Berisha.

    Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment