Politike

Betimi i kreut të ri të bashkisë Devoll, PD: E paligjshme, mbledhja u bë në ilegalitet

Hasa është shprehur se betimi sot është në paligjshmëri të plotë, pasi mandati u dha në prefekturë dhe jo në bashki ashtu siç e thotë ligjit.
Featured image of article: Betimi i kreut të ri të bashkisë Devoll, PD: E paligjshme, mbledhja u bë në ilegalitet Endri Hasa, ish-deputet i PD

DEVOLL- Koordinatori i PD per Devollin, ish-deputeti Endri Hasa ka reaguar pas betimit të kryetarit të ri të bashkisë. Në një postim në Facebook, Hasa është shprehur se betimi sot është në paligjshmëri të plotë, pasi mandati u dha në prefekturë dhe jo në bashki ashtu siç e thotë ligjit.

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private”, shkruan Hasa.

REAGIMI I PLOTË

Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë. Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.  Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.  Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka! Shqipëria është në rrezik! Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin.

Sot u testua për herë të parë qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos liruar zyrat. Kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës. Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment