Politike

Bétéja për Teatrin Kombëtar, Neritan Liçaj i áshpér ndaj kryebashkiakut: Lali ta mbyllé gojën, është ilégjitim

Aktori Neritan Liçaj tha se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj erdhi në pushtet me vota të nxjerra me dhúnë.
Featured image of article: Bétéja për Teatrin Kombëtar, Neritan Liçaj i áshpér ndaj kryebashkiakut: Lali ta mbyllé gojën, është ilégjitim Neritan Liçaj dhe Erion Veliaj

Neritan Liçaj e ka konsideruar një kryebashkiak ilegjitim Erion Veliajn duke thënë se nuk është produkt i zgjedhjeve. Aktori tha se Veliaj erdhi në pushtet me vota të nxjerra me dhúnë.

Neritan Liçaj: “Lali nuk është légjitim. Duhet të ketë kujdes kur flet sepse nuk është légjitim. Nuk është produkt i zgjedhjeve dhe në ato votime që i nxor me dhúnë, 9 mijë vota e di ai si i kishte të shkruajtura, se Lali harron që kemi informatorë dhe brenda Lalit. Kështu që Lali të mbyllë gojën sepse është ilégjitim me gjithë Këshillin e tij bashkiak.”

I ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes” në RTV Ora, Liçaj tha se Veliaj e ka të humbur betejën për shembjen e Teatrit Kombëtar ndaj duhet të pranojë gabimin dhe të ulet në tryezë për të zgjidhur situatën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Neritan Liçaj: “Ata bétéjën e kanë të humbur në çdo pikëpamje. Duke u nisur edhe nga faktori i brendshëm dhe nga faktori i jashtëm. Le të bëjë gam gam sa të dojë fiqshitësi me gjithë Këshillin Bashkiak. Nuk kanë për të nxjerrë gjë në dritë dhe këta e dinë. Sa të vazhdojnë ti heqin pikë vetes duke bërë goren e lagjes, llaxhoren e lagjes mbrapa gardhit do ishte më mirë të thonin ne gabuam hajde ulemi në tryezë ta zgjidhim këtë gjë. Mirë po nuk janë aq politikanë dhe njerëzor që ta pranojnë këtë gjë.”

Marrë nga OraNews

Shto Koment