Rajoni

Solli në pushtet Hotin dhe rrëzoi Kurtin, Kushtetuesja vendos nesër për vlefshmërinë e votës së deputetit të dënuar për korrupsion

Seanca do të mbahet me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreu të saj Albin Kurtit.
Featured image of article: Solli në pushtet Hotin dhe rrëzoi Kurtin, Kushtetuesja vendos nesër për vlefshmërinë e votës së deputetit të dënuar për korrupsion Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

KOSOVË- Seanca dëgjimore ndaj votës së deputetit Etem Arifi që dha për qeverisjen e Avdullah Hotit do të mbahet nesër në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Seanca do të mbahet me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreu të saj Albin Kurtit. Seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe do të mbahet përmes një video-konference. Gjykata Kushtetuese ka dhënë disa detaje sot në lidhje me pjesëmarrjen e e palëve në seancën dëgjimore. Më tej Gjykata ka thënë se të gjitha palët janë dakortSolli në pushtet Hotin dhe rrëzoi Kurtin, Kushtetuesja vendos nesër për vlefshmërinë e votës së deputetit të dënuar për korrupsion me mbajtjen e seancës ditën e nesërme.

 “Në seancën dëgjimore publike, e cila do të mbahet më 2 dhjetor 2020, me fillim në ora 10:00, do të marrin pjesë të gjitha palët e interesit të përfshira në rast. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë Covid-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online) dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen e saj. Asnjëra nga palët e përfshira në rast nuk ka kërkuar shtyrjen e seancës. Për më shumë hollësi rreth mundësisë së përcjelljes së drejtpërdrejtë të seancës dëgjimore publike, do të mund t’i referoheni edhe njoftimit për media që Gjykata do ta publikojë gjatë ditës së nesërme”, thotë Gjykata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Etem Arifi është deputeti që me votën e tij solli në pushtet Avdullah Hotin dhe rrëzoi Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje e ka çuar gjykatë vlefshërinë e votës së këtij deputeti për shkak se ky i fundit është dënuar për korrupsion.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment