LIVE UPDATES
Editorial

Beteja e jetës Meta-Berisha

23 Maj 2019, 07:04 Nga DOSJA
Beteja e jetës Meta-Berisha

TIRANË- Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ja nisur punës bashkë me Sali Berishën, për të bllokuar mekanizmat e ngritjes së institucioneve të reformës.

Në fakt, për plot tre vjet, ata arritën të fusin plot stërkëmbësha në ngritjen në kohë të institucioneve, duke përdorur dhe tymuese në Parlament kur zgjidhej Prokuroja e përkohshme e Përgjithshme. Dhe nuk është se nuk kanë patur sukses. Një lloj vonese e kanë arritur dhe sot mund të krenoheshin me të.

Por ajo që kanë penguar me atë që po arrihet, është shumë e vogël, dhe tani nuk janë krenarë dhe as të kënaqur që e kanë penguar, por janë nervozë, se ajo më në fund po bëhet.

Dhe për këtë, sot Presidenti ka bërë një propozim të jashtëzakonshëm dhe të padëgjuar ndonjëherë, që kërkon të vërë nën hetim një foshnjë që ende nuk ka lindur.

Kërkesa e presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Misioni Monitorues për reformën në drejtësi, është në fakt një kërkesë e dëshpëruar për të ndaluar fillimin e reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi do të nisë të funksionojë ndoshta për disa muaj, kur të vihet në funksionim SPAK, dhe të plotësohen dy gjykatat kryesore të vendit, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Përmbushja e kësaj procedure është në hapat e fundit, çka do të thotë që reforma nuk u ndal dot.

Tani për ta bllokuar zbatimin e saj, teza e re e kundërshtarëve të reformës është pikërisht ngritja e një misioni të ri monitorues, që të hetojë reformën, e cila në fakt akoma nuk ka filluar.

Dhe këtu palët janë të ndara dhe janë njësoj si gjatë procesit për ngritjen e institucioneve, pra në një anë Berisha dhe Meta, dhe në anën tjetër shumica, së bashku me SHBA e BE.

 gjithë konteksti politik ku Ilir Meta e vendoste propozimin e tij, ishte i mbushur me ngjyrimet që ai i jep krizës politike, anësisë që ai ka marrë në krizë, duke qenë në anën e molotovëve dhe dhunës mbi 30 qershorin, dhe mbi të gjitha, në faktin që zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, do të jenë një arsye për revansh dhe ndaj reformës në drejtësi.

Në fakt, është e kundërta.

Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do jenë zgjedhje të lumtura, por do të jetë një proces i dhimbshëm nga një plagë që Shqipërisë po ja krijon opozita. Por e ardhmja e politikës shqiptare nuk do të diktohet nga 30 qershori, por nga reforma në drejtësi.

Në shtator e ndoshta deri në janar, lajmet kryesore nuk do jenë protestat me molotov, por politikanët dhe zyrtarët e ish- zyrtarët që mund të përfundojnë pas hekurave. Unë besoj se plot prej tyre do të jenë dhe socialistë. Por natyrisht nuk mund të jetë një reformë në drejtësi pa rishfletuar dosjet e mbyllura me procedurë, skandalet e hetuara nën presion politik, dhe dosje korrupsioni që ende flenë në Prokurori.

Unë nuk besoj se Ilir Meta, më shumë se sa ndonjë problem aq personal me reformën në drejtësi, ka një problem politik, pse reformën e mbikqyrin dhe e mbajnë nën kontroll SHBA dhe Bashkimi Europian. Të njëjtin qëndrim ka dhe Sali Berisha.

Reforma nuk është produkt i Edi Ramës, por Edi Rama është mbështetës i saj. Ai mund të jetë dhe viktimë e saj, por kjo nuk ja ka lëkundur atij qëndrimin pro reformës.

Fakti që Ilir Meta dhe Sali Berisha, kërkojnë t’i kundërvihen rolit të SHBA dhe BE në procesin e reformës, me një institucion “ad hock”, me vota të Asamblesë së OSBE, ku gjysma e vendeve anëtare janë nën influencën ruse, tregon se ata duan ta ngrejnë stekën e betejës kundër reformës në drejtësi, edhe si një betejë gjeopolitike, duke përplasur interesat Perëndimore me ato jo-Perëndimore në Shqipëri.

Është e njëta gjë që Berisha bëri më 1996 pas zgjedhjeve, ku pasi Perëndimi, SHBA, BE dhe ODIHR denoncuan zgjedhjet, ai gjeti ngushëllim tek Asambleja parlamentare e OSBE.

Ky është një mision i admirueshëm për nga guximi politik dhe vendosmëri që buron nga një makth i madh. Por është e qartë se dhe kriza e 30 qershorit i ka rrënjët tek ky makth. Nuk është punë humbje pushteti në disa bashki. Është makthi që po humbasin pushtetin mbi drejtësinë. Është beteja e jetës për presidentin Ilir Meta dhe ish- presidentin Sali Berisha. Ajo i ka mbajtur në pushtet dhe pa dënuar deri tani. Nuk është e sigurtë se reforma mund t’i ndëshkojë, por ata kanë frikë, se ata e dinë më mirë se ne çfarë kanë bërë.

Marrë nga: Tema

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial beteja e jetes ilir meta mero baze sali berisha beteja e jetes ilir meta mero baze sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 21 Maj 2019, 05:21

Rilindja e vrasësve politikë

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish...

Editorial 17 Maj 2019, 09:37

Tangoja e fundit në Paris

Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimi...

Editorial 14 Maj 2019, 18:49

Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm

TIRANË- Nuk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe...

Editorial 14 Maj 2019, 12:04

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

Editorial 6 Maj 2019, 11:57

Leli apo Gjika, kush e përmbyti Vlorën?

Nuk është hera e parë që Vlora zgjohet e përmbytur pas shiut. Asnjë fatkeqësi natyrore, thjesht shi, aq mjafton që bulevardi kryesor i qyetetit dhe disa lagje t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni