Aktualitet

Beteja e banorëve të Laprakës me fabrikën e tullave, Ministria e Mjedisit pranon paligjshmërinë: Nuk ka leje 

Ministria e Mjedisit ka pranuan se fabrika e tullave nuk ka leje dhe ka dëmtuar shëndetin e banorëve.
Featured image of article: Beteja e banorëve të Laprakës me fabrikën e tullave, Ministria e Mjedisit pranon paligjshmërinë: Nuk ka leje  Fabrika e tullave

TIRANË- Pas rreth 2 vitesh, Ministria e Mjedisit ka pranuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se fabrika e tullave “Tegola” në Laprakë, nuk ka leje. Ndërkohë firmës tjetër, “Edil Centro” i është refuzuar leja. Nëpërmjet Agjencisë së Mjedisit, dokument i cili është siguruar nga ‘Faxweb”, Ministria ka provuar, se këto biznese kanë shkaktuar pasoja në komunitet, si dhe kanë vepruar jashtë ligjit.

Banorët e zonës prej më shumë se dy vitesh kanë denoncuar ndotjen që shkaktohej nga fabrika. Pranë tyre janë gjendur edhe ambientalistë të ndryshëm, të cilët janë shprehur, se fabrika po shkakton masakër mjedisore.

Ndërkohë në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi padinë që kishin bërë banorët e laprakës kundër fabrikës së tullës “Edil Centro”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Banorët që jetojnë pranë fabrikës janë ngritur disa herë në protestë. Ata kanë akuzuar drejtuesit e fabrikës për mospërdorimin e filtrave. Sipas banorëvem, gjatë natës fabrika lëshon shtëllunga tymi, të cilat dëmtojnë shëndetin e tyre.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment