Rajoni

“Bëtë marrëveshje që të përçani Kosovën dhe Serbinë”/Grenell i përgjigjet Kurtit: Je gjithmonë kundër SHBA-së

Sakaq, Grenell në postimin e tij ka shkruar se Kurti ka qenë gjithmonë kundër SHBA-ve, ku dhe i ka përmendur dhe faktin se ai ka qenë edhe  kundër ideve të ish-presidentëve amerikanë, George Bush dhe Barack Obama.
Featured image of article: “Bëtë marrëveshje që të përçani Kosovën dhe Serbinë”/Grenell i përgjigjet Kurtit: Je gjithmonë kundër SHBA-së Richard Grenell

SHBA- I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, i cili disa orë më parë nëpërmjet një postimi tha se kur të vijë në pushtet nuk do ta respektojë marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë. Sakaq, Grenell në postimin e tij ka shkruar se Kurti ka qenë gjithmonë kundër SHBA-ve, ku dhe i ka përmendur dhe faktin se ai ka qenë edhe  kundër ideve të ish-presidentëve amerikanë, George Bush dhe Barack Obama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, – ka shkruar Grenell.

(A.K.dosja.al)

Një Koment në ““Bëtë marrëveshje që të përçani Kosovën dhe Serbinë”/Grenell i përgjigjet Kurtit: Je gjithmonë kundër SHBA-së

  1. Na e fakto të kundërtën e asaj që thotë Kurti që të besojmë z.Grennell

Shto Koment