Politike

Beson tek COVID-19? Kryemadhi nuk heq dorë, i qëndron mendimit të parë: Mos bëni marrëdhënie me të tjerë, vetëm me ata që doni… (KRAHASIMI ME SIDËN)

E pyetur nëse vazhdon të jetë mosbesuese ndaj pandemisë që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën, Kryemadhi ka pohuar. 
Featured image of article: Beson tek COVID-19? Kryemadhi nuk heq dorë, i qëndron mendimit të parë: Mos bëni marrëdhënie me të tjerë, vetëm me ata që doni… (KRAHASIMI ME SIDËN) Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur për pandeminë e koronavirusit. E pyetur nëse vazhdon të jetë mosbesuese ndaj pandemisë që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën, Kryemadhi ka pohuar.

Më pas ajo ka tërhequr një paralele me sëmundjen e SIDËS, duke u shprehur se COVID-19 thjesht po “fryhet” për qëllime politike.

PJESË NGA BISEDA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vazhdoni të mos besoni tek COVID-19?

Monika Kryemadhi: Po, sigurisht! Është virus laburatorik, është fabrikuar për arsye politike. Lani duart thonë! Është njësoj sikur t’i thuash njerëzve mos bëni dashuri se ka SIDA vërdallë. Mos bëni marrëdhënie me këdo por me atë që dashuroni.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment