Politike

“Besoj tek pafajësia e Thaçit e Veselit”, Bushati: S’mund të ketë barazi mes Kosovës e Serbisë

Bushati u shpreh se nuk mund të ketë barazi mes Kosovës dhe Serbisë për krimet gjatë luftës.
Featured image of article: “Besoj tek pafajësia e Thaçit e Veselit”, Bushati: S’mund të ketë barazi mes Kosovës e Serbisë Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm

TIRANË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar sot për aktakuzat e Prokurorisë Speciale kundër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.  I ftuar sot në “Real Story”, Bushati u shpreh se nuk mund të ketë barazi mes Kosovës dhe Serbisë për krimet gjatë luftës.

Bushati shprehet se krimet e Serbisë, u bënë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë, ndërsa për UÇK-në ka ende krime të supozuara. Më tej ai shton se beson tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit.

Ideja për të falur krimet ishte për një barazi të krimeve serbe dhe ato të supozuara të UÇK-së. E para s’mund të ketë barazi mes këtyre. Gjenocidi serb përkundrejt personave të veshur si ushtarakë. Unë besoj në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit. Siç kam besuar tek Haradinaj. Përndryshe nuk do ishim në këtë diskutim. Ku ka një aktakuzë, duhet të verifikohet para institucioneve të drejtësisë. Nuk e kam një informacion ligjor të tillë, por edhe nëse do e kisha nuk do jepja”, u shpreh ndër të tjera Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment