Politike

”Besoj te dora e gruas”/ Nora Malaj heq këpucët dhe hipën mbi karrige: Pas 17 ditësh e mira do të triumfojë mbi të keqen

Ajo u shpreh se me ndihmën e tyre ka hipur në një karrigë në mënyrë që të zëri i saj të dëgjohej dhe të krijonte besim te gratë.
Featured image of article: ”Besoj te dora e gruas”/ Nora Malaj heq këpucët dhe hipën mbi karrige: Pas 17 ditësh e mira do të triumfojë mbi të keqen Nora Malaj

TIRANË- Kandidatja e LSI-së për Tiranën, Nora Malaj ka takuar ditën e sotme gratë që punojnë në fasoneri. Në një shkrim që ka bërë në Facebook, Malaj ka shkruar se takimi ishte mbreslënës dhe se ajo beson shumë në fuqinë e një gruaje. Ajo u shpreh se me ndihmën e tyre ka hipur në një karrigë në mënyrë që të zëri i saj të dëgjohej dhe të krijonte besim te gratë. Në postimin e saj, Nora gjithashtu ka thënë se i ndan vetëm 17 ditë nga 25 prilli ku më pas e mira do të triumfojë mbi të keqen.

Postimi:

Unë besoj te dora e gruas! Dita e sotme filloi me një takim mbresëlënës! Ato janë gra si të gjitha ne, po punojnë në Fasoneri dhe prodhojnë të brendshme për eksport. Të mira, të paqta dhe shumë të sinqerta. Më presin me shumë dashuri. Në sytë e tyre ka shumë shpresë. Ato kanë ëndrra dhe duan që jetën ta ndërtojnë në këtë vend. Te unë shohin gruan e fortë që nuk lodhet së punuari e foluri për to. Një grua e fortë nuk është ajo që përmirëson jetën e saj, një grua e fortë është ajo që përmirësion jetën e grave e vajzave të tjera. Unë e ngre zërin, jo që të bërtas, por ato që ngurojnë dhe mendojnë si unë të dëgjohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne nuk mund të kemi sukses ku gjysma prej nesh nuk ka zë dhe nguron! Teksa flas dua që t’i rrok të gjitha bashkëbisedueset e mia me sy. Kam sheshpamje të vogël. Një nga zonjat më ofron karrigen e saj, më jep dorën dhe unë ngjitem lart. Ligjërimi bëhet më i thjeshtë, por energjia është më e madhe. Teksa flas për fuqizimin dhe punën e papaguar të grave, për pagën sociale për ato që nuk kanë vitet e punës kur dalin në pension, për misionin e mundur që çdo grua, vajzë apo nënë bën në jetën e saj e ndjej se vota e gruas, vajzës dhe nënës kësaj radhe do të bëj ndryshimin e madh, për të shkuar të ata që ato besojnë, që i ndjejnë pranë dhe i kuptojnë për energjinë që trasmetojnë! Ato ishin 200 zonja, po ato ishin 200 zemra që rrihnin fort për ta bërë jetën në Shqipëri më të bukur! Faleminderit miket e mia! Ishte një mëngjes mbresëlënes! Edhe 17 ditë dhe e mira do të triumfoj mbi të keqen! Sinfonia e jetës do të triumfoj!

(I.A/dosja.al)

Shto Koment