
TIRANE– Jonida Vokshi para disa muajsh është martuar me aktorin Besnik Krapin e më pas u zbulua lajmi i bukur se ajo ishte në pritje të ëmbël. Tashmë Jonida ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe po mësohet me rolin e saj të ri, atë të mamasë.
Mirëpo përtej kësaj, ajo sërish duket se mban një raport të njëjte më bashkëshortin e saj, – pra themi se fëmija nuk ka ndryshuar asgjë në raportin mes tyre. Ata përtej se të dashuruar kokë e këmbë janë dhe miq tepër të mirë e që nuk i kursejnë shakatë mes tyre.
Së fundmi Besniku ka publikuar një foto të aktores në Instagram dhe krahas saj shkruan “Jom ka mendoj me e postu vazhimin e këtij momenti. @jonidavokshi çka po thu ti?”.
“Hap gojën sa para do”,- ka shkruar Jonida me nota humor, duke u munduar ta korruptojë që të mos e postojë.
Mbetet të presim se si do vijojë historia e fotos së Jonidës.
