Aktualitet

“Besimi në Zot mposht gjithçka”/ Koronavirusi kërcënonte me jetë, banorët e dy fshatrave i thanë ‘jo’ karantinës, ndërtuan Kishën e Shën Llezhdrit

VIDEO
Kisha që komunizmi rrënoi sipas rrëfimeve të të parëve të tyre është ndërtuar rreth 6 shekuj më parë. Amanetin e gjyshërve e plotësuan. Banorët na njohin me historinë e saj.
Featured image of article: “Besimi në Zot mposht gjithçka”/ Koronavirusi kërcënonte me jetë, banorët e dy fshatrave i thanë ‘jo’ karantinës, ndërtuan Kishën e Shën Llezhdrit Kisha e Shën Llezhdrit

“Besimi në Zot mposht gjithçka, karantina është për të mbrojtur shëndetin”.

Nuk u izoluan për parandalimin e Covid, përveshën mëngët dhe 3 muaj punuan më me intensitet për të përfunduar ndërtimin e kishës që komunizmi shkatërroi në vitin 1967.

E kemi fjalën për banoret e fshatrave Spiten e Pruell në Lezhë që për kanë 6 vjet që punojnë për këtë kishë, që shohim sot.

Prej disa dekadash i kishin mbetur vetëm themelet. Me kontributin e tyre vullnetar dhe me kursimet monetare këta banorë që besojnë fort në Zot tashmë kanë një vend ku kanë nisur të kryejnë rritet fetare si të parët e tyre.

Ne i takuam teksa mbërritën me familjet e tyre në Kishën e Shën Llezhdrit që ndodhet në kodrën e fshatin Prull.

“Është një kishë e besimit katolik, ka patur prurje peligrinazhi. Kontributi ishte me gjithë shpirt nga i gjithë fshati me unitet të paparë kanë punuar në këtë vend”.

“Para pak kohësh kemi filluar rindërtimin e saj dhe muaj e karantinës i dhamë një forcë për ta mbaruar. E ka zgjedhur vetë krishti këtë vend kaq të bukur!”

“Keni pasur frikë ndaj sëmundje? Kemi pasur besim prej Zotit”.

“Jam shumë i mallëngjyer për këtë që kemi bërë dhe më bën krenar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kisha që komunizmi rrënoi sipas rrëfimeve të të parëve të tyre është ndërtuar rreth 6 shekuj më parë. Amanetin e gjyshërve e plotësuan. Banorët na njohin me historinë e saj.

“Kjo kishë sipas gojëdhënave të të parëve të mij është ndërtuar 600 vjet më parë. Në komunizëm është rrafshuar komplet. Ky guri është marrë në Dibër ma kanë treguar gjyshërit e mij dhe i kanë sjellë me 50 mushka, në vitin 1.401 u rikonstruktua”.

“Kjo është një prej kishave mëmë”.

Kisha e Shën Llezhdrit, vendosur në majën e kodrës në Prull është dhe vend i njohur pelegrinazhi. E cituar edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”.

E ndërtuar mbi këtë kodër kisha ka edhe një fushëpamje të jashtëzakonshme nga Ulqini në Durrës. Për ndërtimin e saj mbi kodër besimtarët e kanë një shpjegim.

“Pyesin se për se kanë bërë në këtë vend kaq të vështirë? Sa më lart në kodra është besimi më i madh në Zot”.

Ky fshat është plot histori.

Varri është i major Preng Jakut. Ka lindur në fshatin Trull. Studjoi në Austri në Vjenë. Është graduar kapedan. Major Prenga Jaku në 1920 u caktua për gjithë Shqipërinë komandant i forcave të rendit. Luftoi kundër serbëve dhe malazezëve. Kulla është e stilit të vjetër me arkitekturë perëndimore.

Pranë kullës së majorit është ngritur edhe një Kryq i madh, 15 metra i lartë, ndërtuar nga banorët dhe natën ndriçon.

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment