Aktualitet

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate?!

Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.
Featured image of article: Vdekja e Nexhmije Hoxhës, ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate?! Besim Ndregjoni

TIRANË- Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka reaguar në lidhje me vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ndërroi sot jetë në moshën 99-vjeçare. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Ndregjoni pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

Mes të tjerash ai theksoi se Nexhmija edhe në librin e saj të fundit që botoi “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë.

“Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga shoqëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe. Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hoxha. Kur vdes një xhelatë nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate,”-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka ndërruar jetë ditën e sotme e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga një prej djemve të saj, Iliri. Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës. 

Marrë nga BW

(k.m/dosja.al)

Shto Koment