Aktualitet

Besim Hysenbelliu, çobani nga Skrapari që e bëri kopeja milioner: Jeta me bagëtitë është e vështirë, djali më ngeli beqar

VIDEO
Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.
Featured image of article: Besim Hysenbelliu, çobani nga Skrapari që e bëri kopeja milioner: Jeta me bagëtitë është e vështirë, djali më ngeli beqar Çobani Besim Hysenbelliu

SKRAPAR– Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu,  së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në  Livadhia të Sarandës. Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment