Sociale

“40 mijë studnetë kanë nisur mësimin online”, Shahini: Shpresoj që shkollat të rifillojnë në 6 prill, provimet e maturës do i bëjmë këtë vit

VIDEO
Sipas saj janë më shume se 1 mijë lëndë që tashmë janë online dhe pedagogët dhe studentët po përdorin platforma të ndryshme online.
Featured image of article: “40 mijë studnetë kanë nisur mësimin online”, Shahini: Shpresoj që shkollat të rifillojnë në 6 prill, provimet e maturës do i bëjmë këtë vit Besa Shahini, ministre e Arsimit

TIRANË- Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka treguar sot se 40 mijë studentë kanë filluar studimet online, duke iu bashkuar kështu 350 mijë nxënësve që për më shumë se dy javë po mësojnë online.  “40,000 studentë filluan studimet online, duke iu bashkangjitur 350,000 nxënësve që tashmë kanë kaluar në mësim online. Për këto lajme, si dhe përgjigjet për pyetjet e maturantëve dhe prindërve👇🏻 “, shkruan Shahini në një video të shpërndarë në FB, ndërsa sqaron dhe procedurën se si po vijon mësimi.

Sipas saj janë më shume se 1 mijë lëndë që tashmë janë online dhe pedagogët dhe studentët po përdorin platforma të ndryshme online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online. Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online. Pedagogët po punojnë jo vetëm duke përdorur email-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme” , ka thënë Shahini.

Po ashtu ministrja e Arsimit u është përgjigjur dhe pyejteve të ndryshme që i janë bërë nga prindër dhe maturantë për provimet kombëtare.“Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. Duke marrë parasysh që jemi të përkushtuar që ta mbyllim këtë vit akademik, duhet gjithsesi të planifikojmë dhe të synojmë që t’i mbajmë provimet kombëtare sivjet. Ndaj, duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë”, tha më teJ  Shahini.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment