Politike

“Hipokritë që ngacmojnë velinat e tyre”, Shahini sulmon ashpër drejtuesit e emisionit ‘Stop’: Bëni sikur brengoseni për abuzimet seksuale

Video
Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjehdor të Partisë Socialiste, Shahini preku denoncimet në media për ngacmime seksuale, teksa shtpoi tërthorazi se ata emisione, në vend që t’i trajtojnë me ndjeshmëri këto çështje, i publikojnë dhe mbase ngacmojnë edhe vetë trupat e vajzave që vallëzojnë në atë emission, referuar velinave. Pa përmenduar emra, ministrja Shahini la të kuptohej që e kishte me drejtuesit e emisionit “Stop”.
Featured image of article: “Hipokritë që ngacmojnë velinat e tyre”, Shahini sulmon ashpër drejtuesit e emisionit ‘Stop’: Bëni sikur brengoseni për abuzimet seksuale Besa Shahini dhe stafi i STOP
Përditësuar:

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka akuzuar për ngacmim seksual në mënyrë të tërthortë drejtuesit e emisionin “Stop”, Saimir Kodrën dhe Gent Zenelajn, të cilët prej ditësh ngrenë alarmin për abuzim nga mësuesit në liceun artistik në Fier. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjehdor të Partisë Socialiste, Shahini preku denoncimet në media për ngacmime seksuale, teksa shtpoi tërthorazi se ata emisione, në vend që t’i trajtojnë me ndjeshmëri këto çështje, i publikojnë dhe mbase ngacmojnë edhe vetë trupat e vajzave që vallëzojnë në atë emission, referuar velinave. Pa përmenduar emra, ministrja Shahini la të kuptohej që e kishte me drejtuesit e emisionit “Stop”.

 “Të dashura shoqe, unë sot udhëheq një sector që ka mbi 80 mijë të punësuar, shumica e të cilave janë gra. Kanë studiuar në Shqipëri apo jashtë, janë të reja, jo dhe aq të reja, të majta apo të djathta. Por një gjë që kanë të përbashkët të gjitha është se si gra, përveç punës me pagesë bëjnë edhe shum ëore pa pagesë në shtëpi, pasi janë nëna, bashkëshorte, kujdestare të fmëijëve të tyre. Gratë bëjnë 2.6 herë më shumë punë të papaguar se burrat. Por gjithmonë vijmë tek momenti i POR-it. Kultura patriarkale që mbizotëron në Shqipëri dhe në botë është torturuese për vajzat. Kjo culturë vjen nga mediat që e portretizojnë vajzën si një objekt zbukurimi, si një trup që duhet ta ketë çdo vajzë por në fakt nuk e ka. Dhe vajza bie në depression kur shikon se nuk e ka atë perfeksion. Kjo çon në urrejtjen e vajzave ndaj vetes. Mediat promovojnë imazhin e burrit të fortë dhe mospërfillës duke bërë që të gjithë burrat e tjerë të jenë të pavlerë. Në këtë kontekst kulturor ndodh edhe ngacmimi në bazë gjinore që gruaja e shikon kudo. Por sot gruaja ka guximin që ta denoncojë fort.  Por mediat në vend që t’i trajtojë me ndjeshmëri, i nxjerrin në emisione dhe spekulojnë vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë as vetë të vetëdishëm për hipokrizinë e tyre, ku gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt,”– tha Shahini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emisioni “Stop” në televizionin “Klan”, prej ditësh ka publikuar episode të ndryshme për shkollën në Fier, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve. Mësuesi Agron Bego u kap në kamera teksa ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja po hetohet nga autoritetet. Pas Begos u denoncua dhe Vasil Niko, i cili kishte shkëmbyer mesazhe me një nxënëse.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment