Politike

Besa Shahini u shkarkua nga Rama? Taulant Balla: Kryeministri ka ditur gjithmonë të krijojë një shpirt ekipi

Balla falënderoi ish-ministren e Arsimit, Besa Shahinin për kontributin e saj dhe u shpreh se ajo do të jetë një personazh që i botës akademike.
Featured image of article: Besa Shahini u shkarkua nga Rama? Taulant Balla: Kryeministri ka ditur gjithmonë të krijojë një shpirt ekipi Taulant Balla

TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa ka qënë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Neës24 ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje. Ai falënderoi ish-ministren e Arsimit, Besa Shahinin për kontributin e saj dhe u shpreh se ajo do të jetë një personazh që i botës akademike.

Por teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.

‘Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi’– u shpreh Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur se nëse kryeministri Rama mban përgjegjësi për largimin e Shahinit nga pozicioni i ministres, Balla tha se ata të dy do të ruajnë gjithmonë një komunikim së bashku duke iu shmangur kështu pyetjes së bërë.

‘Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka. Besa do të vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë këtë stafetën e domosdoshme për javët në vijim’– tha kreu i grupit parlamentar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment