Politike

Besa Shahini: Shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori, me emrat e institucioneve arsimore merren Këshillat Bashkiakë

VIDEO
Shahini dha premtimin se fëmijët e familjeve në nevojë do të marrin librat falas deri në klasën e shtatë. 
Featured image of article: Besa Shahini: Shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori, me emrat e institucioneve arsimore merren Këshillat Bashkiakë Besa Shahini

TIRANË- Nis seanca plenare. Ministrja e Arsimit Besa Shahini  deklaroi se  është shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në librat e historisë. Ajo theksoi se të gjithë figurave historie, iu është dhënë vendi i merituar në tekstet shkollore. Ministrja sqaroi se me emrat e institucioneve arsimore merren Këshillat Bashkiakë dhe jo ministria e Arsimit. Ajo premtoi se për fëmijët e familjeve në nevojë do të marrin librat falas deri në klasën e shtatë.

“Që nga viti 2014 mënsuesit emërohen nga portali. Kriteret për mësuesin janë të qarta. Përveç bachelorit masterit, duhet të ketë praktikën dhe licensën e mësuesit. Për kriteret shtesë janë gjuha e huaj, trajnime shtesë dhe më e rëndësishmja është nota mesatare me të cilat ka mbyllur shkollën. Sot zyrat arsimore mbështetin mësuesit për të zbatuar kurrikulën. Një politikë tjetër janë edhe kriteret, ne rritën notën mesatare për mësuesit në gjimnaze. Janë bërë ndryshime në kurrikulën e re. Gjyha shqipe dhe letërsia zënë sot 8 deri në 9 orë në javë. Në shkollat e mesme është kthyer lënda e gjuhës shqipe. Kemi ndryshuar edhe kriteret për librat jashtëshkollor. Kemi bërë edhe një sondazh me nxënësit për të mësuar për librat që duan të lexojnë. Tekstet natyrisht që përmbajnë të vërteta historike. Për mua është shqetësuese që në 3o vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori. Është shumë e rëndësishme të adresohen këto tema.  Pse nuk pasqyrohet Mid’hat  Frashëri në librat hisotrik? Është trajtuar çdo figurë historike, kjo figurë zë vende në tekste të ndryshme. Pra nuk është anash si figurë, i është dhënë vendi i merituar. Keni pararysh për herë të parë në gjimnaz filozofikë, e kemi si lëndë që në klasën 11-të dhe jo si lëndë me zgjedhje. Sa i përket drejtimit të makinës, ne japim mësime për kodin rrugor, për sgiruisë rrugore. Emrat e institucionet arsimore, me këto merren këshillat bashkiakë. Nëse doni të ndryshoni ndonjë emër drejtohuni në këshillat bashkiakë. Përsa i përket mbështetjes arsimore për fëmijët në nevojë dua të theksoj se kemi bërë një punë të hatashme për të arritur një sistem gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit. Natyrisht nuk jemi aty ku duam, kemi shumë për të bërë. Por për shkak të krizës që na solli pandemia. Librat e shkollave do të jepen falas për të gjithë nxënësit e klasave të para deri në të shtatën, plus kemi zgjeruar dhe kategorinë e nxënësve në nevojë deri në klasën e 12″ , u shpreh Shahini. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment