Aktualitet

Mbyllen shkollat prej koronavirusit, Besa Shahini qetëson prindërit: Fëmijët s’janë grupmoshë e rrezikuar, por…

Masa për mbylljen e shkollave është marrë për frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.
Featured image of article: Mbyllen shkollat prej koronavirusit, Besa Shahini qetëson prindërit: Fëmijët s’janë grupmoshë e rrezikuar, por…
Përditësuar:

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përsëritur se të gjithë institucionet arsimore do të mbyllen për një periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Sipas Shahinit, masa për mbylljen e shkollave është marrë për frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.

“Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës,“-shkruan ndër të tjera Shanini. 

POSTIMI I PLOTË: 

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020. Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore. Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht: • Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda; • Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi; • Të evitojmë grumbullimet e njerëzve. Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nis zbatimi i planit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronvirusit. Janë anuluar fluturimet drejt Italisë, mbyllen shkollat dhe pritet që të anulohen takimet e të burgosurve me familjarët e tyre për të shmangur infektimin e mundshëm.

 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment