Politike

Mbyllja e shkollave nga koronavirusi, ministrja e Arsimit prezanton kursin e ri online për nxënësit: Po sikur të mësonit kodimin?

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vendosur linkun e "kursori.org", një platformë e cila ofron kurse në kushte shtëpie për zhvillimin e web-eve dhe prodektueve të tjera të software-it.
Featured image of article: Mbyllja e shkollave nga koronavirusi, ministrja e Arsimit prezanton kursin e ri online për nxënësit: Po sikur të mësonit kodimin?

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar një platformë për nxënësit, ku mund të mësojnë kodimin.

Me anë të një statusi në Facebook, Shahini ka vendosur linkun e “kursori.org”, një platformë e cila ofron kurse në kushte shtëpie për zhvillimin e web-eve dhe prodektueve të tjera të software-it.

“Ndërsa jeni duke menduar për aktivitete në kushte shtëpie, po sikur të mësonit kodimin? Platforma kursori.org është në dispozicion pa pagesë dhe ftoj të gjithë studentët dhe nxënësit të regjistrohen. Aty gjeni 3 kurse për zhvillimin e ëeb aplikacioneve dhe integrimin e produkteve softëerike. Platforma është krijuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) dhe Open Data Kosovo (ODK) me financim nga BE,“-shkruan ministrja.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment